Digjet gjatë natës apartamenti në Shkodër, lëndohet e moshuara

Digjet gjatë natës apartamenti në Shkodër, lëndohet e moshuara

Gjatë orëve të para të natës një apartament në zonën e njohur si  kryqëzimi i  “Ish Degës së Brendshme” në Shkodër është përfshirë nga flakët.

Si pasojë ka mbetur e lënduar një e moshuar. Zjarrfikësit kanë arritur të nxjerrin të  moshuarën e cila kishte mbetur e bllokuar në ballkonin e apartamentit.

E moshuara ka pësuar djegie të trupit dhe ndodhet në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë.

Zjarri në banesë dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndije elektrike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy