Një person është qëlluar për vdekje në Australi nga policia pas një sulmi me thikë në një qendër tregtare në rajonin Pilbara.
Sipas BBC, nga sulmi me thikë raportohet se mbetën të plagosur disa persona, dy prej të cilëve thuhet se janë në gjendje më të rëndë.
Dëshmitarët kanë thënë për mediat lokale se panë një burrë me thikë në dorë, i cili kërcënonte qytetarët, më pas u dëgjuan edhe ulërima.
Policia tha se autori i sulmit ishte i vetëm dhe nuk ka një kërcënim tjetër për sigurinë publike.
Autoritetet janë duke hetuar për të zbardhur ngjarjen.



