Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mesditën e së martës në aksin e vjetër nacional Vlorë-Fier, pranë zonës së Shamogjinit.
Një automjet tip “Ford”, me targa AA 668 LB, i drejtuar nga një 34-vjeçar me inicialet A.H., ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse.
Përplasja ka qenë shumë e fortë, ndërsa 34-vjeçari është dërguar me urgjencë drejt spitalit, në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka humbur dhe jetën.
Nga përplasja, automjeti ka pësuar dëme të shumta materiale. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.



