Në Sarandë e Vlorë policia arreston tre persona për 98 kilogram drogë

Në Sarandë e Vlorë policia arreston tre persona për 98 kilogram drogë

Policia në Vlorë dhe Sarandë ka sekuestruar në total 98 kilogram kanabis sativa në dy operacione, ndërsa në pranga janë vënë 3 persona.

Sipas Policisë, operacioni antidrogë në Sarandë, u finalizua me sukses.

"Gjatë operacionit në fshatin Shëndëlli, Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas (babë e birë) K.Ll dhe F.Ll (48 dhe 18 vjeç), për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre Policia gjeti dhe sekuestroi 83 kilogramë lënde narkotike, si dhe disa kubikë ku dyshohet si ishin kultivuar fara cannabis sativa", thuhet në njoftimin e policisë.

Në Vlorë, u finalizua operacioni antidrogë  i koduar "Kota"

"Policia ka bërë të mundur bllokimin e një  automjeti tip "Mercedes Benz" në aksin rrugorë "Lapardha-Kotë", Vlorë, ku nga kontrolli i ushtruar në të u gjet një sasi lënde narkotike me peshë totale 15 kilogramë e dyshuar e llojit cannabis sattiva.

Policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin G.H., 31 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", sqaron policia.

Materialet proceduriale  i kaluan Prokurorive respektive Sarandë e Vlorë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy