Një i dënuar ka humbur jetën sot në burgun e Peqinit. Ai është Fatmir Veliaj 40-vjeç, i cili është gjetur i pajetë nga gardianët e burgut. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 40-vjeçari ka varur veten në qelinë e tij.
Veliaj, banues në Mallakastër, ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



