Pasojat e përmbytjes në qarkun e Korçës/ Xhindole: Po verifikohen dëmet, po punohet për normalizimin e situatës (VIDEO)

Pasojat e përmbytjes në qarkun e Korçës/ Xhindole: Po verifikohen dëmet, po punohet për normalizimin e situatës (VIDEO)

Pasojat e motit të keq dhe reshjeve të dendura në qarkun e Korçës po verifikohen nga strukturat përgjegjëse të bashkive.

Korrespondentja e “MCN Live”, Elsa Xhindole, raporton se puna për normalizimin e situatave të krijuara vijon pa ndërprerje, ndërsa ekipet në terren po monitorojnë zonat më të prekura.

Sipas raportimeve të deritanishme nga bashkitë, nuk janë evidentuar problematika të reja në territor, por vazhdon kontrolli i infrastrukturës dhe i zonave të rrezikuara, me qëllim garantimin e sigurisë së komuniteteve.

Bashkia Kolonjë

 Gjendja e rezervuarëve paraqitet e qëndrueshme.

Është ndërhyrë me ekskavator në argjinaturën e përroit të Shtikës dhe Bezhanit.

Në fshatin Gostivisht është punuar me fadromë për largimin e dherave të rrëshqitura në rrugë.

Vijojnë punimet në urën e Qinam.

Në fshatin Starje është kryer pastrim i kanaleve me fadromë dhe punëtorë.

Bashkia Maliq

Vijon puna në argjinatura e lumit Devoll duke stacionuar inertet në zona e urës.

Pas përfundimit të testimit të rrugës, do të nisë transporti i inerteve drejt zonës së çarjes së konstatuar.

Në aksin Lozhan–Mesmal po punon ekskavatori i madh për hapjen e rrugës.

OSHEE

Raportohet se të gjithë fiderat janë në funksion dhe furnizimi me energji elektrike për abonentët është normal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy