Babë e bir në Shkozet të Durrësit janë arrestuar nga policia pasi në banesën e tyre i janë gjetur rreth 30 kg kanabis. Ndërkohë policia arrestoi edhe dy persona të tjerë të cilët ndodheshin në banesë në momentin e kontrollit të banesës dhe dyshohet se kanë lidhje.



