Acarohet Beogradi, trupat kroate bashkohen me KFOR-in në Kosovë

Acarohet Beogradi, trupat kroate bashkohen me KFOR-in në Kosovë

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka bërë me dije se se trupat kroate ishin bashkuar me komandën rajonale të misionit në perëndim të Koosvës, duke e bërë atë shtetin e nëntë në njësi.

Mediat e Kosovës shkruajnë se në një status në Tëitter, KFOR bën me dije se ushtarët kroatë do të integrohen në një batalion kinetik, i cili do të patrullojë anën perëndimore të Kosovës.

“Trupat kroate janë bashkuar me Komandën Rajonale të KFOR në Perëndim, duke u bërë vendi i nëntë që do të jetë pjesë e njësisë,”- shkruhej në status.

Ata do të jenë së bashku me ushtarë nga Austria, Italia, Rumania, Maqedonia Veriore, Polonia, Sllovenia, Zvicra, Turqia.

Ky bashkim i forcave kroate me KFOR-in në Kosovë u promovua gjatë një vizite të ministrit të Jashtëm kroat Gordan Grliç Radman muajin e kaluar në Prishtinë. Kjo çoi në acarimin e Beogradit, akt të cilin e pa si një aleancë shqiptaro-kroate kundër saj.

Serbia dhe Kroacia kanë historikisht fërkime, dhe ndodh që raportet mes tyre acarohen kohë pas kohe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy