Në zonën e “Shina-Hidrovor” në Shkodër sot janë arrestuar në flagrancë dy persona në tentativë e sipër për të kaluar kufirin me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.
Grupi kriminal përbehej nga tre të rinj, ku dy u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim pasi ka arritur t'i arratiset policisë. Në pranga ka rënë E. I. dhe D. Zh, teksa në kërkim është E. D.
Transportuesit e lëndëve narkotike udhëtonin me një mjet tip "Ford", të cilin e braktisën pasi vunë re uniformave blu dhe iu drejtuan një zone të pyllëzuar e quajtur "Hidrovori" me qëllim arratisjen.
Pas kontrollit që i është ushtruar mjetit të udhëtimit të të arrestuarve, policia ka gjetur rreth 1.5 kg kanabis, lëndë në cilësinë e provës materiale.



