
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin “Elbasan-Librazhd”. Në aksident janë përfshirë automjeti me drejtues shtetasin C. M., 32 vjeç dhe motomjeti me drejtues shtetasin B. H.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi B. H., i cili është në kujdesin e mjekëve dhe 2 pasagjerë që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin C. M., të cilët po kryejnë ekzaminimet në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e automjetit shtetasin C. M. po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor në vendngjarje vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



