Aksioni “Goditja” e Policisë: Arrestohen 72 persona, konfiskohen 34 armë në Kosovë

Aksioni “Goditja” e Policisë: Arrestohen 72 persona, konfiskohen 34 armë në Kosovë

Shtimi i numrit të vrasjeve, sidomos në lokalet e natës, ka bërë që Policia e Kosovës të ndërmarrë aksion të veçantë, i cili është titulluar “Goditja”.

Me anë të këtij aksioni, Policia e Kosovës synon, ta shtoj kontrollin, në mënyrë që të shmang qasjen e njerëzve të armatosur nëpër hapësira publike.

Kësisoj, siç njofton Policia e Kosovës, ka vazhduar operacioni “Goditja”, ku janë arrestuar 72 persona dhe janë konfiskuar 34 armë.

Përmes një komunikate të lëshuar nga policia njoftohet se të njëjtit kanë hartuar dhe është në zbatim të një urdhër operativ, “i cili po zbatohet në tërë vendin dhe ka për qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike”.

“Gjatë pesë ditëve (8 deri 12 gusht 2023) të realizimit të detyrave që rrjedhin nga ky urdhër, policia ka shtuar aktivitetet e saja në drejtim të goditjes së personave e grupeve që me veprimet e tyre, mund të bien ndesh me ligjet e vendit”, thuhet në njoftim.

Policia tregon se gjatë kësaj kohe, me qëllim të ofrimit të një ambienti sa më të qetë, në zonat urbane është bërë shtimi i patrullave policore të njësiteve të ndryshme dhe janë shënuar aktivitetet”.

Bëhet me dije se janë “realizuar 2154 Pika Kontrolli për Automjete, 730 prej tyre me radarë dhe alkool-test, janë kontrolluar 12038 vetura”.

“Janë kontrolluar 229 lokale, janë arrestuar 72 persona, prej tyre 24 me urdhër-arreste nga gjykatat dhe janë konfiskuar 34 armë”.

Policia  e Kosovës thotë se do të vazhdojë të kryejë dhe të realizojë pikat e parapara me këtë urdhër me qëllim që rastet kriminale dhe aktivitet tjera antiligjore të parandalohen dhe zvogëlohen sa më shumë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy