Nano-Arbore: Bashkëpunim në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike dhe trafiqeve të paligjshme

Nano-Arbore: Bashkëpunim në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike dhe trafiqeve të paligjshme

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano priti në takim delegacionin e lartë të Guardia di Finanzas, të kryesuar nga Gjeneral Brigade Giuseppe Arbore, drejtues i Repartit III të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanzas.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe domosdoshmëria për ta thelluar më tej këtë bashkëpunim.

 “Mirënjohje për punën e shkëlqyer që ekipi juaj po bën në Shqipëri, për monitorimin ajror, që ka si qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Ju falënderoj për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ju shpreh gatishmërinë dhe vullnetin tim personal dhe të Policisë së Shtetit, për forcimin e këtij bashkëpunimi, pasi lufta kundër kultivimit të kanabisit është një nga prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare dhe një sfidë personale e imja si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për ta luftuar deri në zhdukje këtë paligjshmëri, ndaj kërkoj me shumë sinqeritet mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj. Vlerësoj punën e përfaqësuesve të Interforcës në Shqipëri, për koordinimin e veprimeve dhe shkëmbimin e informacionit në kohë, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për trafiqe të paligjshme”, u shpreh Nano.

Drejtuesi i Repartit III të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanzas, Gjeneral Brigade Giuseppe Arbore, në emër të delegacionit, i ka uruar Drejtorit të Përgjithshëm Gledis Nano, suksese në detyrën e re dhe i ka ofruar mbështetje për realizmin e prioriteteve në interes të të dy vendeve.

 “E vlerësoj shumë dëshirën dhe vullnetin tuaj për të bashkëpunuar dhe në përgjigje të kërkesës suaj, pa hezituar, menjëherë ju ofroj që një përfaqësues i Policisë së Shtetit të vendoset në komandën e përgjithshme të Guardia di Finanzas, gjë që do të sjellë koordinim dhe bashkëpunim më efikas mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanzas”.  

Drejtuesi i Departamentit të Koordinimit të Informacionit dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Komandës së Përgjithshme, Gjeneral Brigade Cosimo di Gesu i ka ofruar Drejtorit të Përgjithshëm Gledis Nano, mundësinë që oficerët e Policisë shqiptare të kryejnë trajnime të ndryshme në Shkollën e Policisë Ekonomiko-Financiare të Guardia di Finanzas.

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, SH.T.Z. Fabrizio Bucci vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes Policisë së Shtetit dhe asaj italiane, duke premtuar një mbështetje akoma më të madhe të Policisë italiane dhe të ambasadës italiane, për Policinë e Shtetit. 

Në takim u ra dakord që në muajin nëntor të zhvillohet një konferencë e përbashkët për të bërë prezente rezultatet e arritura përgjatë vitit 2021 në kuadër të monitorimit ajror për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy