Mësohen detaje të reja lidhur me vatrën e prostitucionit të zbuluar pasditen e së mërkurës në Elbasan, pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.
Gazetarja Entela Duka raportoi për “MCN Live” se bëhet fjalë për një ambient dykatësh i cili më parë ka shërbyer si lokal, por që ishte mbyllur dhe ishte kthyer në vatër prostitucioni dhe ku në katin e parë të tij, bëhej striptizëm.
Policia ka vendosur shiritin e sigurisë, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve që kanë aktivitetet e tyre shumë pranë kësaj njësie. Deri në këto momente nuk ka një reagim nga Policia e Elbasanit mbi operacionin.
Mësohet se janë disa persona të shoqëruar drejt komisariatit të Elbasanit, ndërkohë që prej tyre ka dhe persona të arrestuar. Në katin e parë ushtrohej aktiviteti i striptizmit, ndërsa në katin e dytë aktiviteti i jashtëligjshëm i prostitucionit.
Në këtë ambient u gjetën dhe kafshë të llojeve ekzotike, si iguana.



