KLP emëron drejtuesit e Prokurorisë Gjirokastër, Shkodër dhe Pukë

KLP emëron drejtuesit e Prokurorisë Gjirokastër, Shkodër dhe Pukë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka emëruar drejtuesit e Prokurorisë Gjirokastër, Shkodër dhe Pukë.

Nën drejtimin e kreut të Këshillit Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, mbledhja ka nisur me miratimin unanim të proces-verbalit të seancës plenare të datës 22 prill dhe propozimin e zëvendëskryetarit Tartar Bazaj, për të shtuar në rendin e ditës miratimin e një projekt-akti për veprimtari jashtë funksioni për prokurorin zotin Kledian Llaho.

Mbledhja ka vijuar me miratimin unanim të projekt-akteve për tre caktime të përkohshme në detyrën e Drejtuesve të zyrave të Prokurorive si më poshtë;

- Julian Çafka, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër;

- Lazër Çardaku, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër;

- Pierind Çukaj, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë

Më pas, u miratuar unanimisht projekt-akti për një korrigjim gabimi material, në vendimin e KLP-së, Nr.77, datë 22.04.2022, “Për mbarimin e statusit të magjistratit”.

Me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, u miratuan unanimisht, dy projekt-aktet për caktimin e drejtuesve të zyrave të Prokurorive përmes procedurës me ngritje në detyrë. Përmes kësaj procedure u caktua Durim Bedini, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë dhe Aurel Zarka, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Në vijim, Këshilli ka miratuar unanimisht projekt- aktin për miratimin e qëndrimit në detyrë të zotit Kujtim Luli.

Gjithashtu, Këshilli ka miratuar në mënyrë unanime edhe dy (2) raporte për analizimin e aftësisë profesionale të subjekteve të rivlerësimit, zonjës Eglantina Shehu dhe zonjës Marjola Mërtiri.

Ndërkohë, sa i takon miratimit të d) projekt-rregulloreve, pas një sërë diskutimesh, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, miratoi unanimisht rregullore “Për vlerësimin etik dhe profesional të prokurorëve” si dhe ktheu për diskutim rregulloren “Për komunikimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë me median”.

Me 8 tetë vota pro u miratua projekt-akti mbi miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2023-2025 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në përfundim të mbledhjes, u miratua me 9 vota pro, projekt-akti për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit për prokurorin zoti Kledian Llaho pranë Prokurorisë Sarandë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy