Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim 33 persona, mes tyre vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, të akuzuar si pjesë e një organizate kriminale që vepronte brenda dhe jashtë vendit.
SPAK thotë se të dhënat e përfituara nga komunikimet e koduara në aplikacionin Sky Ecc, kanë ndihmuar në zbardhjen e strukturës, hierarkisë dhe veprimtarisë së grupit.



