Anija e shpëtimit për emigrantët e bllokuar në brigjet e Italisë ka refuzuar një ofertë nga Spanja për të shkuar në Algeciras, duke përmendur urgjencën e situatës me të cilën po përballen më shumë se 100 njerëz në bord.
Mërgimtarët, shumica e të cilëve janë afrikanë, u shpëtuan nga varka “Open Arms” në brigjet e Libisë kanë më se dy javë që presin të zbarkojnë në ishullin jugor italian të Lampedusas.
Ministri i ekstremit të djathtë të Italisë Matteo Salvini ka porositur zyrtarët e tij që të mos i lejojnë të zbresin, megjithëse bëri një lëshim të pjesshëm të shtunën, duke lejuar 27 të mitur të dilnin nga varka.
Siç u shpreh edhe vetë këtë gjë e bëri, vetëm prej këmbënguljes së kryeministrit Giuseppe Conte.
Varkat e shpëtimit bamirëse janë zhdukur më së shumti nga Mesdheu gjatë vitit të kaluar për shkak të kontrolleve të forta të qeverisë dhe qëndrimeve të gjata në det të hapur.
“Spanja gjithmonë vepron në raste urgjente humanitare. Është e nevojshme të jepetnjë zgjidhje përfundimtare evropiane, duke udhëhequr sfidën e migracionit me vlerat e përparimit dhe të humanizmit të BE-së", tha në Twitter kryeministri në detyrë i Spanjës Pedro Sanchez.
Sidoqoftë, “Open Arms” tha se nuk mund të shkonte në Spanjë, duke argumentuar se do të ishte një udhëtim i gjatë që do të vinte në rrezik mirëqenien e emigrantëve.



