Me një mjeshtëri të rrallë 2 shqiptarë kishin arritur të kultivonin 235 fidanë kanabisi në Rodos të Greqisë, derisa policia lokale atje ua sekuestroi kur ishin bërë bimë 3 metra të larta.
Në pranga ra një 33-vjeçar me inicialet I.F dhe një tjetër 59 vjeç, si personat përgjegjës për kultivimin e rrënjëve të hashashit.
Bimët kishte arritur deri në 3 metra lartësi dhe ishin në gjendje perfekte, çka ka habitur edhe policinë greke. Mbi 200 mijë euro përllogaritej fitimi nga shitja e drogës.



