Aksident në Lushnjë, makina përfundon në kanal

Aksident në Lushnjë, makina përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zhymë të Lushnjë. Sipas informacioneve, një makinë tip “Benz”, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë.

I plagosur ka mbetur shtetasi Elnis Allkanjari, rreth 40 vjeç. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit dhe policia.

Paraprakisht dyshohet se shpejtësia ka bërë që mjeti të dalë nga rruga. Fatmirësisht për 40-vjeçarin Allkanjari, në momentin e aksidentit kanali ka pasur pak ujë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:20, në fshatin Zhymë, shtetasi E. A., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar shtetasi E.A., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy