Kërcënohet drejtori i Publik Media

Kërcënohet drejtori i Publik Media

Drejtori i “Publik Media”, Naim Noka është vënë nën kërcënim përmes një serie mesazhesh telefonike të ardhura nga një numër i huaj me prefiks britanik.

 

Personi në fjalë pretendon se është kërcënuar Granit Pepnika, i përfshirë në industrinë e call center-ave. 

 

Dyshohet se mesazhet kërcënuese kanë ardhur pas një publikimi investigativ të realizuar rreth një vit më parë.

 

“Sa të kem një jetë do jesh në gjak me mu… do shesh edhe gjakun e trupit dhe do të vras”, thuhet në një prej mesazheve, ku përmendet edhe një person i tretë. 

 

“Kujdes djalin… e di shumë mirë ti… nuk ka zot që e mbyll këtë muhabet”

 

Rasti është referuar pranë organeve ligjzbatuese për veprime të mëtejshme.

 

Autoritetet pritet të hetojnë për identifikimin dhe përgjegjësinë e personave të përfshirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy