Emri/ Ushtronte lojëra fati në lokal, arrestohet 32-vjeçari nga Gjirokastra

Emri/ Ushtronte lojëra fati në lokal, arrestohet 32-vjeçari nga Gjirokastra

Një person është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit në një ambient të marrë me qera.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar, arrestuan në flagrancë shtetasin Alkend Haskaj, 32 vjeç, banues në Gjirokastër.

I riu u arrestua pasi, në lagjen "18 Shtatori" gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin (bar-kafe) të marrë me qera nga ky shtetas, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një aparat celular, ku dyshohet se përmbante faqe online të basteve sportive dhe nëpërmjet këtij aparati ushtronte veprimtarinë e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy