Lëvizte me armë në makinë, arrestohet i riu në Kukës

Lëvizte me armë në makinë, arrestohet i riu në Kukës

Një person i cili lëvizte me armë në makinë në qytetin e Kukësit, është vënë në prangat e policisë.

 

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një person qarkullonte me armë zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Akulli”.

 

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë ⁠P. V., 30 vjeç, banues në Kukës. 

 

I dyshuari u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë, në lagjen nr. 3, në qytetin e Kukësit, duke lëvizur me automjetin tip “Touareg”, në të cilin u gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak për të.  

 

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy