Dasmat në kohë pandemie/ Policia ndëshkon tre pronarë lokalesh, dy të tjerëve u mbyll aktivitetin

Dasmat në kohë pandemie/ Policia ndëshkon tre pronarë lokalesh, dy të tjerëve u mbyll aktivitetin

Tre lokale në Durrës dhe në Fushë-Krujë kanë marrë gjobë me nga 10 milion lekë pasi kanë organizuar dasma në kundërshtim me masat anti-Covid.

Ndërkaq për dy prej tyre ka vendosur t’u mbyllë aktivitetin për gjashtë muaj pasi e kanë shkelur ligjin në mënyrë të përsëritur.

Njoftimi

Policia e Qarkut Durrës ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, 3 pronarë subjektesh dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, 2 prej tyre, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Fushë Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit Xh. B., i cili në mënyrë të përsëritur organizonte ceremoni martesore.

Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Gjithashtu ky subjekt është ndëshkuar dhe nga ISHP.

Për subjektin me pronar shtetasin D. Q., në Katund të Ri, shërbimet e Policisë kanë vendosur 2 herë masë administrative 1.000.000 lekë, si dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi në mënyrë të përsëritur ka organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

Për subjektin në lagjen nr.15, Spitallë, Durrës, me pronar shtetasin S. P., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, pasi ka organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

Policia e Durrësit apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy