Asgjësohen 1779 bimë narkotike kanabis sativa në Lezhë

Asgjësohen 1779 bimë narkotike kanabis sativa në Lezhë

Policia e Lezhës ka zbuluar dhe asgjësuar 1779 bimë narkotike kanabis sativa që u gjetën të kultivuara në 3 njësi administrative të qarkut. 430 bimë u gjetën në pyllin e Kepshit dhe 62 bimë u gjetën në fshatin Mërqi, njësia administrative Kallmet; 300 bimë u gjetën në fshatin Blinisht, njësia administrative Blinisht: 940 bimë u gjetën në fshatin Malecaj dhe 47 bimë u gjetën në fshatin Kakarriq, njësia administrative Balldre. Njoftimi: Lezhë/Vijojnë kontrollet antikanabis në të gjithë territorin e qarkut. Finalizohet faza e 24-t e megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”. Asgjësohen nëpërmjet djegies, 1779 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në 3 njësi administrative të qarkut. Shërbime të Komisariatit të Policisë së Lezhës, të pajisura me dronë, kanë vijuar kontrollet në zona të pyllëzuara të qarkut, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat, u finalizua faza e 24-t e megaoperacionit policor antikanabis, në nivel qarku, të koduar “Imazhi”, si rezultat i së cilës, janë gjetur të kultivuara në total 1779 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, konkretisht: -430 bimë u gjetën në pyllin e Kepshit dhe 62 bimë u gjetën në fshatin Mërqi, njësia administrative Kallmet; -300 bimë u gjetën në fshatin Blinisht, njësia administrative Blinisht; -940 bimë u gjetën në fshatin Malecaj dhe 47 bimë u gjetën në fshatin Kakarriq, njësia administrative Balldre. Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies. Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy