Gjendet i pajetë në garazhin e banesës 53-vjeçari në Devoll

Gjendet i pajetë në garazhin e banesës 53-vjeçari në Devoll

Një person është gjetur i pajetë mesditën e kësaj të diele në garazhin e banesës së tij në Devoll.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në fshatin Progër, në garazhin e banesës së tij, ku është gjetur i pa jetë, pa shenja dhune, shtetasi A. G., rreth 53 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Nga të dhënat e para, dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga asfiksia e gazit të gjeneratorit që përdorte.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy