Transportonin 11 refugjatë kundrejt pagesës, arrestohen 2 të rinj nga Korça

Transportonin 11 refugjatë kundrejt pagesës, arrestohen 2 të rinj nga Korça

Dy të rinj janë arrestuar në Korçë pasi po transportonin 11 refugjatë të paligjshëm në Shqipëri. Mbrëmjen e kaluar një 25-vjeçar bashkë me një 22-vjeçare u kapën në fshatin Boboshticë pasi në mjetin tip “Volkswagen” kishin refugjatë pasagjerë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Forcat Speciale “Shqiponjat”, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetases A. Z., 25 vjeç dhe A. F., 22 vjeçe, banues në Korçë.

Këta persona janë konstatuar mbrëmjen e djeshme nga Forcat Speciale “Shqiponjat”, në dalje të fshatit Boboshticë, Korçë, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Volkswagen”, 11 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy