Italia regjistron temperaturën më të lartë në Evropë

Italia regjistron temperaturën më të lartë në Evropë

Ishulli jugor italian i Sicilisë mund ta ketë regjistruar temperaturën më të lartë në Evropë, prej 48.8 gradë.

Këtë temperaturë e raportuan autoritetet rajonale, por ajo duhet të vërtetohet nga Organizata Botërore e Meteorologjisë, shkruan BBC.

Sipas kësaj organizate, rekordi në fuqi i temperaturës më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Evropë është shënuar në vitin 1977 në Athinë të Greqisë.

Vala më e re e vapës në Itali po shkaktohet nga një anticiklon i emëruar Lucifer, i cili po vjen nga Afrika.

Është parashikuar që ky anticiklon të zhvendoset drejt veriut përgjatë pjesës së brendshme të Italisë, duke i rritur temperaturat edhe në qytete si Roma.

Ministria e Shëndetësisë e Italisë ka lëshuar paralajmërime të kuqe për vapë ekstreme në disa rajone dhe numri i qyteteve që përballen me rrezikun nga temperaturat e larta pritet të rritet nga tetë në 15 deri të premten.

Vala e vapës e Mesdheut, e cila në disa shtete i ka sjellë temperaturat më të larta në dekadat e fundit, ka shkaktuar zjarre në natyrë në pjesë të mëdha të jugut të Italisë. Rajonet më të prekura janë Sicilia, Kalabria dhe Pulia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy