
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 29-vjeçaren, Elinta Garo.
Ajo do të qëndrojë në burg për 30 ditë deri në këqyrjen e ekspertizës auto-teknike të automjetit që ajo drejtonte.
Kujtojmë që ajo aksidentoi për vdekje një person dhe plagosi dy të tjerë në zonën e “Kodrës së Diellit”.
Një 60-vjeçar i identifikuar si Begzan Hyseni humbi jetën në Spitalin e Traumës, si pasojë e plagëve të marra.



