
Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri, ka njoftuar sot përmes një videomesazhi në rrjete sociale se shqiptarët nuk do të ketë më nevojë për të pasur gjashtë muaj validitet në pasaportë, për të udhëtuar drejt Amerikës.
Kjo, sipas selisë diplomatike amerikane, është arritur falë marrëdhënieve të forta mes dy vendeve, ku Shqipëria tashmë i bashkohet atij që njihet si “klubi 6-mujor”.
Lajm i mirë! Falë lidhjeve të forta midis dy vendeve tona, Shqipëria është bërë zyrtarisht pjesë e Klubit Gjashtëmujor!
Kjo do të thotë se mbajtësit e pasaportave shqiptare me një vizë të vlefshme për në SHBA mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur nevojë të kenë një pasaportë të vlefshme për gjashtë muaj pas udhëtimit të tyre!
Shihni videon për të mësuar se si funksionon! Urime Shqipëri! Mirëardhshi në SHBA!



