Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim, i dyshuar si porositës i zjarrvënies së një automjeti në qytetin e Pogradecit, ngjarje e ndodhur rreth dy muaj më parë ka përfunduar në prangat e policisë së Korçës.
Në kuadër të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së datës 26 shkurt 2026, strukturat e DVP Korçë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. F., 38 vjeç, banues në Korçë.
Ndalimi i tij është kryer me urdhër të Prokurorisë së Korçës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me djegien e automjetit në Pogradec.
Gjatë kontrollit në ambientin ku u kap i dyshuari, shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të dyshuar lënde narkotike Cannabis Sativa.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.



