
Mjekësia ligjore në spitalin e Beratit, ka dalë në një konkluzion përfundimtar pas kqyrjes së trupit të pajetë të Ajet Gunelit, i ekzekutuar mëngjesin e djeshëm nga 44-vjeçari Vangjel Polovina. Sipas indformacioneve, 37-vjeçari ka humbur menjëherë jetën në vendin e ngjarjes, pasi në trupin e tij janë gjetur 20 plumba kallashnikovi. Ndërkohë, trupi i pajetë i tij vijon të qëndrojë në morgun e spitalit të Beratit edhe pse autopsia mjeko-ligjore mbi trupin e viktimës ka përfunduar rreth orës 14:00 të ditësh së djeshme. Në Morgun e Beratit nuk është paraqitur ende asnjë familjar për të tërhequr trupin e pajetë të 37-vjeçarit, pasi ata jetojnë jashtë vendit.
Ata janë në pritje të vëllezërve të viktimës, të cilët janë nisur nga Greqia për të marrë trupin e 37-vjeçarit. Ndërkohë, sipas informacioneve të policisë, 44-vjeçari Vangjel Polovina ka zbrazur në drejtim të victimës një karkikator të tërë të kallashnikovit. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, viktima Ajet Guneli kishte marrë një plumb në qafë, 2 plumba në bark dhe 17 plumba në gjymtyrët e poshtëm dhe sipas raportit të mjekësisë ligjore, viktima kishte vdekur në vend.
Kujtojmë që Ajet Guneli u qëllua për vdekje mëngjesin e djeshëm në oborrin e një lokali në fshatin Grorë të Kuçovës. Shkak për këtë ngjarje, burimet thonë se janë bërë konfliktet e vazhdueshme që kishte autori me viktimës. Arsyet e konfliktit kanë qenë banale, pasi autori pretendon se viktima e shante dhe ofenconte çdo ditë. Ndërkohë, 37-vjeçari ishte kthyer pak kohë më parë nga Anglia ku banonte me familje, ndërsa i kishte dhënë me qira një stallë derrash 44-vjeçarit Polovina. Ky i fundit nuk i kishte paguar prej një viti qiranë e stallës, të cilën edhe e kishte shfrytëzuar. Kjo dyshohet të ketë sjellë edhe konfliktin mes palëve.



