Prokuroria e Tiranës nis hetimet për zhdukjen e dy vajzave të mitura

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për zhdukjen e dy vajzave të mitura

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal dhe ka nisur hetimet për zhdukjen e dy vajzave të mitura në Tiranë.

Sipas burimeve nga organi i akuzës, hetuesit janë duke verifikuar të gjitha kontaktet që kanë pasur të miturat ditët e fundit si dhe iu është kërkuar kompanive celulare që t’iu vihen në dispozicion tabulatet telefonike.

Familjaret e 16-vjeçareve të zhdukura me 1 janar, nuk kanë dyshime tek ndonjë person që mund të këtë rrëmbyer vajzat.

Vajzat u larguan mëngjesin e 1 janarit nga banesat e tyre dhe u kanë thënë familjarëve se do takojnë njëra-tjetrën. Prindërit e vajzave kanë pritur deri në mbrëmje dhe mëngjesin e 2 janarit kanë bërë kallëzimin në komisariat. Sipas verifikimeve të kryera deri më tani nga Policia, rezulton se për herë të fundit vajzat janë parë në ‘Qytet Studenti’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy