Grabitet një tjetër karburant, maskat marrin 100 mijë lekë në Fushë-Krujë

Grabitet një tjetër karburant, maskat marrin 100 mijë lekë në Fushë-Krujë

Një pikë furnizimi me karburant ka rënë pre e grabitësve në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:10 në rrugën nacionale Krujë-Krastë, ku tre persona të maskuar nën kërcënimin e armës kanë kërcënuar punonjësit, duke u marrë një shumë prej 10 mijë lekësh.

Autorët e grabitjes janë larguar me një mjet tip Audi A3, ngjyrë gri të errët, me targa AA771JG.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes. Kjo është pika e dytë e karburantit e grabitur gjatë natës. Një tjetër pikë karburanti u grabit në autostradën Tiranë-Durrës rreth orës 03:15. Grabitësit arritën të marrin 10 milionë lekë nën kërcënimin e armës.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy