Një oficer policie është vrarë me armë zjarri në Lezhë, i cili mendohet se ishte në krye të detyrës gjatë një operacioni në Vain të Lezhës.
Nga të dhënat e para mësohet se është vrarë oficeri i krimeve në Policinë e Lezhës, Saimir Hoxha.
Burime bëjnë me dije se Hoxha është qëlluar me armë zjarri nga trafikantet apo kuktivuesit e lendes narkotike dhe është gjetur në një kanal në Ishull Lezhë.
Efektivi i policisë dyshohet se është vrarë në krye të detyrës, pasi bashkë me një grup inspektimi të antidrogës, bënin kontrolle për parcela me kanabis.
Hoxha është 45-vjeç, babai i dy fëmijëve, dhe jetonte në Tiranë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.



