Ngjarja në Durrës, zjarri përfshiu fabrikën e prodhimit të skafeve/ Zbulohet identiteti i viktimës nga Bangladeshi

Ngjarja në Durrës, zjarri përfshiu fabrikën e prodhimit të skafeve/ Zbulohet identiteti i viktimës nga Bangladeshi

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në zonën e Fllakës, në Sektor Rinia të Durrësit, ku një 25-vjeçar humbi jetën si pasojë e një zjarri.

 

Burime bëjnë me dije se zjarri ka rënë në një fabrikë të prodhimit të skafeve, ndërsa viktima është identifikuar si Omar Faruk, shtetas nga Bangladeshi.

 

Sipas informacionit paraprak, flakët kanë përfshirë ambientin ku gatuhej për punonjësit e fabrikës, ndërsa dyshohet se shkak është bërë shpërthimi i një bombule gazi. I riu ka humbur jetën nga asfiksia e shkaktuar nga tymi.

 

Nga ngjarja mbeti i lënduar edhe një tjetër punonjës, një 30-vjeçar nga Kenia, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy