
Disa apartamente dhe llogari bankare janë vënë në sekuestro në Tiranë dhe Lezhë, me dyshimin se janë përfituar nga veprimtari kriminale.
Në total, vlera e tyre të marra së bashku arrin në 5.2 milionë euro.
Shtatë apartamente në Lezhë, disa apartamente në Tiranë dhe llogaria bankare rezultojnë të jenë në pronësi të 83-vjeçarit Pjetër Voci dhe 50-vjeçares Shqipe Palaj. Mbi ta rëndon akuza e pastrimit të parave.
Vendimi për sekuestron është lëshuar nga Gjykata e Lezhës pas kërkesës së organit të akuzës.



