Mashtrim me thirrje telefonike në 4 shtete për të investuar në tregjet online, shqiptari arrestohet në Emiratet e Bashkuara Arabe

Mashtrim me thirrje telefonike në 4 shtete për të investuar në tregjet online, shqiptari arrestohet në Emiratet e Bashkuara Arabe

Një person i cili akuzohet se nëpërmjet thirrjeve telefonike, ka mashtruar shtetas nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia dhe Ukraina, për të investuar në tregje online, duke përfituar shuma të mëdha parash, është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në vijim të punës së kryer në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion se një shtetas i akuzuar nga GjKKO-ja, për mashtrim të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fshihej në Emiratet e Bashkuara.

Ky informacion i shkëmbyer menjëherë me partnerët, nëpërmjet koordinimit të Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit, ka mundësuar finalizimin në Emiratet e Bashkuara Arabe, të operacionit policor të koduar “Platformat”.

Gjatë operacionit u bënë të mundur lokalizimi, kapja dhe vënia në pranga, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, e shtetasit Merxhan Çeliku, 32 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar 32-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Grupi ku dyshohet se merrte pjesë shtetasi Merxhan Çeliku, akuzohet se nëpërmjet thirrjeve telefonike, ka mashtruar shtetas nga Shqipëria, RMV-ja, Gjeorgjia dhe Ukraina, për të investuar në tregje online.

Nga mashtrimet, grupi i strukturuar kriminal ka përfituar shuma të mëdha parash.

Vijon bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy