
Një person i shpallur në kërkim për vjedhje ka përfunduar në prangat e policisë së Gjirokastrës.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim P. S., 45 vjeç, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i tij erdhi pasi 45-vjeçari ishte shpallur në kërkim policor sepse dyshohet se në datën 31.05.2022, ka vjedhur sende të ndryshme në varrezat e qytetit të Gjirokastrës.
Materialet në ngarkim të shtetasit P. S. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.



