Përkujtohet 30-vjetori i masakrës së Vukovarit në Kroaci

Përkujtohet 30-vjetori i masakrës së Vukovarit në Kroaci

Kroacia shënoi sot përmes një kortezhi përkujtimor, 30-vjetorin e masakrës së Vukovarit, një qytet në Danub, në kufirin me Serbinë. Kortezhi dinjitoz me rreth 30 mijë persona, u nis përpara Spitalit Memorial Kombëtar të Vukovarit, ku refugjatët ikën në vitin 1991.

Pjesëmarrësit e kolonës kaluan rrugën 5.5 kilometra për rreth dy orë. Kolona e përkujtimit u ndal në Varrezat Përkujtimore të viktimave të Luftës, ku u bë lutja për viktimat e Vukovarit

”Sot kujtojmë heronjtë, të cilët i sollën popullit kroat lirinë dhe demokracinë”, theksoi kryeministri Andrej Plenkoviç duke kujtuar se ”Kroacia është ende në kërkim të 1 800 të zhdukurve gjatë luftës për pavarësi”.

”Ne do të vazhdojmë të kërkojmë për fatin e këtyre njerëzve”, shtoi ai duke nënvizuar se ”kjo çështje është një detyrim që Serbia duhet të zgjidhë rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

Kjo ditë përkujtohet në kujtim të rënies së Vukovarit më 18 nëntor 1991, nën kontrollin e forcave okupuese të formacioneve paramilitare serbe dhe të Armatës Popullore Jugosllave (APJ).

 Rrethimi dhe beteja për Vukovarin zgjati tre muaj, nga 24 gushti deri më 18 nëntor 1991.

Qyteti, i cili u shndërrua në një gërmadhë në kohën kur ra në duart e APJ-së, u mbrojt nga afër 1.800 pjesëtarë të forcave kroate.

Në luftime u vranë midis 2.900 dhe 3.600 njerëz. Sipas spitalit të Vukovarit, 1.624 civilë dhe pjesëtarë të Ushtrisë Kroate u vranë ndërsa 1.219 u plagosën.

Më shumë se 22 mijë banorë të paraluftës mbetën të pastrehë dhe u dëbuan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy