Në kërkim për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari në Dibër

Në kërkim për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari në Dibër

Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia e Dibrës, me qëllim ekstradimin e tij në Itali. Sipas burimeve, shtetasi Kleant Keshi alias Gentjan Hysa,  është arrestuar të mërkurën nga Policia Kufitare Bllatë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet italian.

Keshi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Torinos e ka dënuar me 5 vjet, 5 muaj e 27 ditë burg për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” , “Vjedhje” dhe “Kundërshtim i punonjësve në detyre shtetërore” (u është larguar me forcë Karabinierëve në Torino), parashikuar nga nenet 624, 625 dhe 337 të Kodit Penal Italian, si dhe neni 73 i Ligjit nr.309/1990 “Për drogat”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy