Mbahet në Shkodër “Festa e tavës së krapit”

Mbahet në Shkodër “Festa e tavës së krapit”

Për herë të parë në Shkodër u organizua “Festa e tavës së krapit”.

 

Drupal Ad

 

 

 

Kjo festë me peshkun e njohur në Shkodër dhe në mbarë vendin e më gjerë, synon që të sjell një ndërthurje të traditës me ekonominë, me profesionet në zhdukje, me artizanatin, me turizmin, me kulturën në përgjithësi, si dhe me ruajtjen e këtij gatimi tradicional shkodran shprehet organizatorja Blerta Kraja.

Pedagogia e Universitetit të Shkodrës në Fakultetin Ekonomik Arjeta Troshani, e cila mbështet këtë aktivitet,  thotë se festa të tilla lokale duhet që të zgjerohen edhe më shumë për të patur një ofertë turistike sa më të pasur për vizitorët vendas dhe më tepër për turistët e huaj.

Festa e Tavës së krapit u organizua në pedonalen “Kolë Idromeno” njësoj siç ndodh në drekat tradicionale në shtëpitë e shkodranëve por edhe për të tërhequr kalimtarët e shumtë në qendër të qytetit.

Në këtë drekë simbolike nuk mungoi shija e verës, buka dhe produkte të tjera ushqimore që shoqërojnë tavën e krapit zakonisht bashkë me muzikën qytetare shkodrane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy