Një burrë i cili dhunoi gruan dhe tentoi që ta vriste është vënë në prangat e policisë Tiranë.
Shërbimet e komisariatit të policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Shkozë, një person po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe po tentonte ta vriste atë, organizuan punën dhe shoqëruan A. E., 57 vjeç, banues në Shkozë.
57-vjeçari gjatë orëve të para të mëngjesit, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe më pas, me një litar të lidhur rreth qafës, ka tentuar ta vrasë.
Në vijim të veprimeve policore u arrestua në flagrancë shtetasi A. E., për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.



