Maringlen Gjonaj u godit me sende te forta në kokë, Kristjan Cenaj u arrestua në Rinas teksa po kthehej nga Italia

Maringlen Gjonaj u godit me sende te forta në kokë, Kristjan Cenaj u arrestua në Rinas teksa po kthehej nga Italia

16-vjeçari Mariglen Gjonaj, dyshohet se është goditur me sende të forta në kokë çka i ka shkaktuar vdekjen. Në ekspertizën mjeko-ligjore të kryer tek kafka e gjetur në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin, në të cilën thuhet se nga ekzaminimi mjeko ligjor ka rezultuar që tek kafka e gjetur, ka patur një dëmtim, që dyshohet që vdekja e tij ka ardhur si pasojë e goditjes në kokë me sende të forta.

Ndërkohë autori i dyshuar Kristjan Cenaj ka vepruar i vetëm për grabitjen dhe vrasjen e adoleshentit. Në këtë konkluzion ka dalë prokuroria e Kurbinit deri në këtë fazë hetimesh në lidhje me këtë ngjarje e cila u zbardh pas 7-vitesh nga zhdukja e adoleshentit nga Mamurrasi.

Ndërkohë Kristjan Cenaj ishte mbajtur nën vëzhgim që prej muajit gusht dhe u prangos në aeroportin e Rinasit ku po kthehej nga Italia ku jetonte prej vitesh, pasi kishte një dasmë tek një i afërm.

Oficerët e policisë i komunikuan urdhër arrestin e lëshuar nga prokuroria dhe menjëherë u dërgua në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Kurbin në pritje për tu njohur me masën e sigurisë në gjykatë, ndërsa akuza e ngritur ndaj tij është "Vjedhje me pasojë vdekjen", pasi ai mendohet ta ketë kryer krimin për ti marrë një orë roleks dhe një varëse adoleshentit të cilat i kishte me vete ditën e ngjarjes.

Në dëshminë e tij para hetuesve 30-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje me krimin, por organi i akuzës thotë se ka prova të mjaftueshme që e implikojnë atë në këtë krim të rëndë. Vrasja e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj u zbardh vetëm pak muaj pasi ju gjetën eshtrat të groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin, dhe 7 vite nga zhdukja e tij.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy