Moti i keq vonon nisjen e trageteve të linjës Durrës-Bari

Moti i keq vonon nisjen e trageteve të linjës Durrës-Bari

Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar mbrëmjen e sotme se nisja nga Porti i Durrësit për në Bari do të bëhet me disa orë vonesë. Shkak për këtë janë bërë kushtet e vështira të motit.

Sipas Autoritetit Portual, kompanitë e lundrimeve do të respektojnë të gjitha detyrimet që lindin nga kjo vonesë.

Njoftimi:

Njoftojmë të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar biletat për të lundruar me traget mbrëmjen e sotme drejt Barit(Itali) se për shkak të kushteve të vështira të motit, nisja nga Porti i Durrësit do të bëhet me disa orë vonesë. Kompanitë e lundrimeve do të respektojnë të gjitha detyrimet që lindin nga kjo vonesë, prandaj për çdo informacion mund të kontaktoni me to. Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe sapo të kemi një njoftim për normalizimin e situatës, do e bëjmë të ditur në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy