Një ngjarje e rëndë ka ndodhur kwtw mwngjes në Tiranë. Një 28-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati, teksa ishte duke punuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20 në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A.F., 28 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



