Instituti i Gjeoshkencave: Sot dhe nesër parashikohet rrezik i lartë për zjarre në qarqet Lezhë, Durrës dhe Fier

Instituti i Gjeoshkencave: Sot dhe nesër parashikohet rrezik i lartë për zjarre në qarqet Lezhë, Durrës dhe Fier

Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme në disa qarqe të vendit pritet rrezik i lartë për zjarre, për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve të favorshme për përhapjen e flakëve.

 

Sipas parashikimit, niveli i rrezikut do të jetë "i lartë” në qarqet Lezhë, Durrës dhe Fier.

 

Ndërkohë, në qarqet Shkodër, Tiranë, Berat dhe Vlorë pritet nivel rreziku "i moderuar", ndërsa në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër niveli i rrezikut do të jetë "i ulët".

 

Instituti thekson se në disa zona të qarqeve Shkodër (jug), Tiranë (perëndim), Berat (perëndim) dhe Vlorë (veriperëndim), rreziku mund të arrijë lokalisht në nivel "të lartë", ndërsa situata më kritike parashikohet gjatë ditës së nesërme.

 

 

Sa i përket kushteve atmosferike, nuk priten reshje as sot pasdite dhe as nesër.

 

Temperaturat nesër pritet të variojnë nga 21 deri në 31°C në zonat bregdetare, nga 19 deri në 34°C në zonat e ulëta dhe nga 13 deri në 27°C në zonat malore.

 

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa herë pas here në zonat malore dhe përgjatë bregdetit pritet të jetë e fortë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy