Aksident me pasojë tre persona të plagosur është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin rrugor "Çermë-Lushnjë".
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në fshatin Zhamë, ku mjeti tip "Zetor" me drejtues shtetasin T. K., 40 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Audi" me drejtues shtetasin Gj. D., 42 vjeç, dhe me automjetin tip "Audi", me drejtues shtetasin I. B.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit Gj. D dhe T. K., si edhe pasagjeri në mjetin tip "Audi", shtetasi A. H., 50 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



