Gërxhaliu: Gërmime për mbetje mortore edhe në Shtaval të Serbisë, dyshohet për varrezë masive

Gërxhaliu: Gërmime për mbetje mortore edhe në Shtaval të Serbisë, dyshohet për varrezë masive

Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka bërë të ditur se në Serbi gjatë këtij viti i kanë kontrolluar tri lokacione për të ekzaminuar mbetjet mortore të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Tashmë Gërxhaliu ka konfirmuar se do të ketë gërmime edhe në Minierën e Shtavalit në Serbi.

“Edhe në Serbi kemi kontrolluar tri lokacione, në mesin e tyre edhe Kizhevakun. Kemi bërë kontrollin edhe në Shtaval, një minierë ku dyshohet për varrezë të cilës do t’i qasemi pas Kizhevakut”, ka thënë Gërxhaliu.

Kurse Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur, në konferencë për media ka thënë se në këtë vit u janë kthyer familjarëve mbetjet mortore të katër personave.

“Të gjitha mostrat nga mbetjet mortore tani janë dërguar në Institut dhe po presim rezultatet e para për identifikimin e tyre. Gjatë këtij viti familjarëve u janë kthyer për varrim mbetjet mortore të katër personave”, ka thënë Gara.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë rreth 6,500 persona kanë qenë të zhdukur.

Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve.

Sipas autoriteteve në Kosovë, të pagjetur vazhdojnë të jenë edhe rreth 1,600 persona, kryesisht shqiptarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy