Burrel/ Lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën, arrestohet 43-vjeçarja

Burrel/ Lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën, arrestohet 43-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë ka tronditur qytetin e Burrelit, ku një 43-vjeçare ka tentuar t’i vërë flakën babait të saj në banesë. 

 

Ngjarja u regjistrua mesditën e djeshme në lagjen “Pjetër Budi”, ku shtetasja me iniciale M. M. dyshohet se e ka lyer të atin me lëndë djegëse benzinë dhe më pas i ka ndezur zjarrin, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

 

I moshuari ka pësuar djegie të konsiderueshme në pjesën e fytyrës dhe u transportua me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore nga bluzat e bardha.

 

Policia ka ndërhyrë menjëherë pas sinjalizimit, duke vënë në pranga 43-vjeçaren si autoren e dyshuar të këtij krimi të rëndë. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se gruaja nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese gjatë marrjes në pyetje.

 

Grupi hetimor ka nisur punën dhe po vijon veprimet procedurale për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota që çuan në këtë konflikt brenda familjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy