Maliq/ Bie nga shkëmbi teksa mblidhte çaj në malin e Gopeshit, banori në gjendje të rëndë

Maliq/ Bie nga shkëmbi teksa mblidhte çaj në malin e Gopeshit, banori në gjendje të rëndë

Një person është rrëzuar nga një shkëmb dhe ka mbetur i dëmtuar rëndë, në një ngjarje të ndodhur pak më parë në malin e Gopeshit, në territorin e bashkisë Maliq, njësia administrative Moglicë.

 

Sipas të dhënave paraprake, një banor i Gramshit kishte shkuar në zonën malore për të mbledhur çaj, kur është rrëzuar nga një shkëmb dhe ka pësuar lëndime serioze. Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Mësohet se ngjarja është raportuar nga një banor tjetër i zonës, i cili ka njoftuar menjëherë policinë. Ndërkohë, forcat e policisë dhe zjarrfikëses janë nisur drejt vendngjarjes për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e të lënduarit.

 

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy