Policia e Korçës ka vënë në pranga një 26 vjeçar, i dënuar me 10 vite burg, i cili në vitin 2015 tentoi të vriste me sende të forta katër shtetas.
I arrestuari është Muhamet Bedulla, banues në Korçë (i dënuar më parë për “Vjedhje”).
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë me vendimin e datës 06.02.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 10 vite burg për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në 23.06.2015, ku në lagjen nr. 8, ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me sende të forta 4 shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.



